ANALIZE E TRAGJEDIS MEDEA

May 22, 2017 | Autor: Heri Xhafa | Categoria: Literature and cinema
Share Embed


Descrição do Produto

ANALIZE E TRAGJEDIS MEDEA

Medea eshte nje nga tragjedite me te bukura e me te fuqishme te Euripidit.Subjekt I marre nga cikli i legjendave te Argonauteve,te heronjve qe me varken e tyre "Argo"e te drejtuar nga Jazoni,u nisen per te mare bashken e arte ne Kolqide.Ne fakt vepra mbeshtetet ne karakterin e Medeas,qe eshte sa xheloze dhe e rrembyer. Medea ka tiparet e epokes antike kur eshte shkruar per here te pare. Plot ankthe te mahnitshme, te egra e tragjike, shperthime te terbuara demoniake, me c'mendime; ndjenja e veprime ekstreme e percakton fatin e saj vetegjykues.
Gjate periudhes se antikitetit audiences se perbere nga aristokrate, filozofe, perandore, popuj e tirane, iu desh ta pranonin nen hijen e dyshimit Medean, ta donin e ta perbuznin brenda heshtjes se shpirtit, te mundoheshin t'a kuptonin e t'ia pervetsonin thelbin brenda mendjes se tyre; nen zhurmen e duartrokitjeve qe ata vete i dhuronin kur kjo Mede i mrekullonte ne skene.
Edhe menyra se si vete Euripidi e donte kete krijese te frymemarrjes se tij mendore eshte me se kontradiktore: duke e veshur me veset me te keqija, me guximin per aktet me te denueshme, me egersine me te peshtirshme; si per te vene ne prove vetvleresimin (qendresen, rezistencen) e saj, impaktin e saj me shoqerine, vendin e saj ne historine e letersise, reflektimin e saj (rikthimin, rievolimin, rievokimin) e saj ne mijevjecaret qe do vinin. Si per te vene ne prove (per ta cuar ne peshe) ndjeshmerine dhe inteligjencen e brezave nder 2500 vjet ( viti 480 p.e.s-lindja e autorit deri ne shek.XXI). Si per te pyetur: a mund t'a doni me integritet kete personazh, pa e pelqyer me eufori?
A mund t'a ruani te paster respektin per te deri ne epoken kur nga antihero te kthehet ne nje model shoqeror me se aktual ashtu sic e kam parashikuar une ne enderren time te peperseritur e te pakshyeshme (asnje nga personazhet e tij tragjike Fedra, Ifigjenia, Dionisi nuk perqasen nga kompleksiteti me Medean), kur devijimi i vizionit, nen ethet e gjenialitetit me thuri nje krijese kaq ekspresive, te papermbajtur e komplekse sa Medea. Ajo ndryshon ngjyre, dritereflektim, dinamike, kuptim e identitet, e pare nga sy te ndryshem, qofte te se njejtes epoke. Megjithese Euripidi shkroi pas saj edhe per protagoniste te tjere tragjike: si Fedra vetevrasese apo Ifigjenia, ai nuk prodhoi kurre me nje krijese me te dashur e me te rrezikshme se Medea...
Te pakte kane qene ata qe guxuan te shkruanin e duke shkruar t'i vinin kufinj ketij burimi mijevjecar kontradiktash. Edhe vete lumi nga e mori per t'a jetesuar Euripidi Medene, pra mitologjia, mbetet evazive ne vazhdimin e rrjedhes se jetes se saj duke na dhene disa versione: mund te jete kthyer tek i ati ne Kolkide, mund te jete perzene nga Egjeu, ose mund te jete bashkuar me Akilin ne fushen e Elizeut ( referuar "Fjalorit te mitologjise greke"). Ne antikitet ajo u trajtua vetem nga Seneka, ndersa ne kohet moderne u trajtua vetem nga ata te guximshem qe e perqasen me aktualitetin (kohet moderne).
Duket se qe prej shfaqjes se ketij personazhi kult gjithmone njerezit, madje edhe vete artistet kane preferuar me mire t'a jetesojne ne skene se sa ne libra (interpretuar per here te pare ne teatrot e Europes nga italiania Maria Callas, deri tek e famshmja Anna Katerina Antonaci dhe Guiseppe Filianotti ne pallatin e Luiggi Cherubinnit ne ditet e sotme); si per t'i shpetuar kafshimit fatal te Medeas se pakuptuar e te keqinterpretuar.

...dhe dal ne perfundimin se vetem me realisti i tragjedianeve greke, me popullori i filozofeve aristokrate mund te krijoje nje lemsh te tille energjie, kontradiktash dhe vetkundershtimesh si Medea; nje energji qe projekton vetem ne drejtim te se ardhmes; gjithnje duke na lene pyetje, duke na e sfiduar simpatine, duke u shfaqur me shume fytyra, nje personazh qe mund te jete aktual ne cdo epoke qe e evokojme.
Pa dyshim qe Euripidi qe ndryshe nga te tjeret qe ne momentin qe ngriti gjithe ate pluhur ne ndergjegjen dhe shqisat e shoqerise me nje personazh femer (me te paren PROTAGONISTE). Vetvetiu lind pyetja me e natyrshme, me kurioze, me e guximshme, por njekohesisht me pak etikja: Medea kishte natyre femerore apo mashkullore?
Mitologjia eshte plot gra me bukuri statuore si Aferdita, me nimfa te ndeshkuara ne menyre romantike si tre Hiret ("Fjalor i miotlogjise") qe gjithmone i dorezohen fatit te percaktuar nga forma te ndryshme te pushtetit, ne kete rast fatit te percaktuar nga figura e supremacise se pushtetit mashkullor : Zeusit(si ne qyteterimin grek). Te gjitha vdesin apo denohen pa fjale, pa kundershtime, plot lirizem e adhurim. Izolda vuan ne pendese fajin e saj te dashurise ne ferr duke iu nenshtruar institucionit te ndeshkimit moral ne raport me shoqerine dhe pushtetin hyjnor: Zotin (sic ndodh te kantika e Ferrit te Dante Aligerit). Shenjtja Mari dhe Maria Magdalena pranuan vdekjen e Krishtit duke iu nenshtruar pushtetit shoqeror (periudha e qyteterimit romak) dhe duke pritur shperblim nga ai hyjnor. Zhulieta romantike e Shekspirit iu nenshtrua fatkeqsise duke vrare veten kur nuk arriti ate qe deshi. Ndersa Medea kishte personalitet autokton dhe te lire.
Po te shohim thelbin e saj pa egersine dhe ashpersine e shemtuar, veme re se ajo eshte shume e ngjashme me konceptin aktual te femres: nuk eshte aspak e nenshtruar ndaj pushtetit si nimfat, aspak e penduar ndaj shoqerise dhe zotit si Izolda, aspak ne pritje te nje mirenjohjeje a gjykimi hyjnor si Shen Meria, aspak fataliste dhe e dorezuar si Zhulieta...Artsitja e famshme italiane Anna Katerina Antonacci qe interpreton Medean ne ditet e sotme thote: " Ndihem bosh ne fund te cdo interpretimi sepse nje personazh kaq ekspresiv dhe kokforte duket sikur nuk i nenshtrohet asgjeje".
Ashtu si personalitetet e sotme moderne: ajo vendos vete per fatin e vet, vendos te behet pjese aktive e shoqerise per mire a per keq, e ben rolin e gruas pjese funksionale te saj...Ne kete kendveshtrim Euripidi, me largpamesi gjeniale predikon i pari frymen feministe qe vetem koha ku jetojme po e ve ne pune.
E pra natyra e saj autoktone dhe energjia e saj vepruese nuk e privojne nga tiparet femerore. Ashtu sic thoshte sopranoja Maria Callas: "Nje figure kaq e lodhshme dhe emocionale nuk mund te ishte vecse femer.".
Ne nje pamje te pare menyra se si e shpreh e para dashurine ndaj Jasonit dhe jo ai ndaj saj, duket si nje hap jo shume femeror por ne vazhdim te ngjarjeve zbulohet krejt e kunderta...Ne fund te fundit a nuk eshte nje tipar tradicional i femres ne shoqeri qe kur zgjedh apo dashuron dike braktis familjen bashke me autoritetin e pushtetit te pare mashkullor: babane. Ashtu sic ndodh ne ceremonite martesore; kur rruga pershkohet bashke me babane deri kur ndahesh ne altar;ashtu sic ndodh ne dasmat tradicionale shqiptare (ndikuar pikerisht nga figurat pagane, qe rrjedhin nga politeizmi, qe eshte thelbi i mitologjise) mes qindra gjesteve dhe veprimeve simbolike ajo qe bie me shume ne sy eshte pikerisht momenti i vajtimit te vajzes kur le shtepine aterore, si per te thene se prioriteti i saj tashme eshte familja e re, figura e re mashkullore e referimit.
Antiket i rindertuan femrat e mitologjise duke i ngjyruar me apicitet (Atena-u perpunua nga mitologjia romake), fryme tragjike dhe dramatike(Euripidi- me tragjedine e Fedres dhe dramen e Ifigjenise), por Medea nuk mund te rilindte e kurohej vecse prej rilindasit te pare ("Biografia e Euripidit": poet realist, pershtat mitet sipas nevojave te personazhit, ne qender te vemedjes se tij qendron gjithnje njeriu) dhe feministit te pare:Euripidit.
Dhe ne fund, une mendoj qe Medea eshte nje personazh i shumefishte, nje personalittet plot maska, nje nga figurat me komplekse dhe me moderne te histories, e cila jo vetem ka jetuar por ende vazhdon dhe jeton te secili prej nesh.

KOMENT VARGU
"Nga tërë krijesat me shpirt e gjykim, shumë më të mjera qenkemi ne gratë."
Britma tragjedindjellëse u ndje së pari në sheshin e Korintit, ku Medea u drejtohet grave greke si të ishin mikeshat e saj:
"Nga tërë krijesat me shpirt e gjykim, shumë më të mjera qenkemi ne gratë. Duket se ajo që e shqetëson më tepër lidhur me pozicionin e femrës në shoqërinë greke është raporti burrë-grua E ndezur nga xhelozia, e tërbuar nga mashtrimi, e zhgënjyer në dashuri, pasi ka kuptuar lojën e ndyrë që Jasoni ka luajtur me të për të ngjitur shkallët drejt fronit mbreteror, Medea shfaqet para nesh me të vetmen fytyrë që kurrë nuk mund t'i përshtatet femrës - me fytyrën e vrasëses. Dhe për më tepër jo thjesht si një vrasëse pasionante, por edhe mjaft gjakftohtë.
E dërmuar në ndjenjën e saj të dashurisë ajo i hedh Jasonit mbi kokë të njëjtën vuajtje. Vdes princesha, vdes Mbreti, vdes ëndrra lakmitare e Jasonit, i cili vrapon si i çmendur drejt fëmijëve. Por dora e hakmarrjes së verbër ka shtrirë kthetrat para tij dhe ai s'mundet as t'i prekë. Si guxoi të vriste fëmijët? Po ata ç'faj patën? E pra, i vetmi faj i tyre ishte geni i trashëguar nga babai. Fara e Jasonit nuk duhet të rritej e të prodhonte Jasonë të tjerë. E merrshme, e frikshme, tragjike.

Medea u end në mendjet e burrave grekë, që për herë të parë patën frike të ktheheshin në shtëpitë e tyre mbas një shfaqjeje. Për të mohuar frikën e quajtën barbare, nënë që nuk i donte fëmijët, të padenjë për Jasonin se kish shkelur mbi gjakun e saj për të rendur pas tij. Por në vetvete u drodhën nga ulërima e saj, e cila edhe pas kaq shekujsh vjen po aq tronditëse, në emër të lirisë dhe barazisë së gruas kudo në botë.


Lihat lebih banyak...

Comentários

Copyright © 2017 DADOSPDF Inc.