e drejta e punes.docx

May 26, 2017 | Autor: Gjyljana Bakalli | Categoria: Law
Share Embed


Descrição do Produto


Universiteti I Tiranes
Fakulteti I Drejtesise
2016

Departamenti Civil
Master Shkencor Civil
Ese
Tema:Kualifikimi I punesimit dhe identifikimi I marredhenies se punes.Roli I ILO ne identifikimin e marredhenies se punes



Punoi:
Gjyljana Bakalli
Grupi 1






E drejta e punës është një degë e së drejtës që ndërmjetëson marrëdhëniet mes punëmarrësve,punëdhënësve,organizimeve tregtare dhe qeverisë.Kjo e drejtë është tepër e prekshme dhe njerëzore duke qenë se të gjithë konsiderohemi në një farë mënyre punëtorë,në të shkuarën apo në të tashmen apo në të ardhmen.Ka njohur një zhvillim dinamik deri në ditët e sotme duke vendosur standarde të mirëpërcaktuara ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të palës më të dobët të marrëdhënies që është punëmarrësi si:kushtet e punës,mbrojtja në vendin e punës,orari I punës,ndalimet për fëmijët dhe të femrave shtatzënë lidhur me punët e rënda e shumë rregullime të tjera që parashikohen nga instrumente ndërkombëtare dhe më pas nga instrumente kombëtare si Kodet e Punës apo Kodi Civil.Por me rëndësi ditët e sotme po shihet kualifikimi I marrëdhënies së punës,pra cfarë do të konsiderohet një marrëdhënie pune mes palëve pjesëmarrëse.

Sipas legjislatorit shqiptar e përcaktuar në nenin 12 të Kodit të Punës, kontrata e punës është një marrëveshje e vullnetshme ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit, që rregullon marrëdhëniet e punës dhe përmban të gjitha të drejtat dhe detyrimet e palëve. Në kontratën e punës punëmarrësi merr persiper të ofrojë punën ose shërbimin e vet për një periudhë kohe të caktuar ose të pacaktuar, në kuadër të organizimit dhe urdhrave të një personi tjetër, të quajtur punëdhënës, i cili merr përsipër të paguajë një shpërblim.Pra në dispozitën e mësipërme percaktohen disa elementë që e identifikojnë marrëdhënien punëmarrës-punëdhënës sic janë: (i)ofrimi i punës dhe shërbimit si mënyrë e disponimit të një punëmarrësi në favor të punëdhënësit, gjë që tregon se në raste të caktuara këto koncepte unifikohen, (ii) për një periudhë të caktuar ose të pacaktuar kohe (iii) në kuadër të organizimit dhe urdhrave të një personi tjetër të quajtur puëdhënës, i cili merr përsipër të paguajë një (iv) shpërblim.

Dhe këtu na vjen në ndihmë ILO-Organizata Ndërkombëtare e Punës.Kjo organizatë ka luajtur rolin kryesor në dhënien e vendit që ka sot kjo fushë e së drejtës dhe ndikimin e saj e ka nisur që me krijimin e saj më 1919 me Traktatin e Versajës e në vijim.ILO ka si qëllim institucionalizimin e standardeve në të drejtën e punës duke tentuar që me krijimin e saj të vendosë standarde ndërkombëtare të njëjta kryesisht në të gjitha vendet anëtare të saj.ILO ka ndihmuar në hartimin e Kodit tonë të Punës së vitit 1995 përmes parimeve të mirëpërcaktuara ,pasi Shqipëria ishte anëtare me të drejta të plota që më 1991 dhe gjithashtu në ndryshimet e mëvonshme që ka pësuar ky kod.Gjithashtu ka ndihmuar në hartimin e programeve të ndryshme për Punën e Denjë në periudha të caktuara dhe me vendosjen e një kordinatori kombëtar në Shqipëri krahas ndihmës financiare dhe logjistike mbi punësimin e të rinjve,harmonizimi I legjislacionit të BE etj.





ILO ka përcaktuar se marrëdhënia e punës është lidhja ligjore mes punëdhënësit dhe punëmarrësit në kushtet kur ky person kryen punë ose shërbim kundrejt pagesës.Mes palëve ekzistojnë të drejta dhe detyrime reciproke dhe marrëdhënia e punës është kushti thelbësor I aplikimit të së drejtës së punës dhe mbrojtjes sociale për punëmarrësit duke qenë pika kyçe e referencës për të përcaktuar natyrën e të drejtave dhe detyrimet të secilës palë.Kjo bëhet duke pasur parasysh se kush konsiderohet punëmarrës e kush punëdhënës,kur krijohet kjo marrënie pune etj.Dhe për t'I dhënë sqarim këtyre pikave ILO miratoi Rekomandimin nr.198 lidhur me marrëdhënien e punës dhe ky rekomandim mbulon:formulimin e ligjeve të brendshme për të mbrojtur të drejtat e punëmarrësve,përcaktimin e kritereve që tregojnë ekzistencën e kësaj marrëdhënieje,ngritja e mekanizmave mbrojtës për funksionimin e tregut të punës për mbrojtjen e palëve pjesëmarrëse.

Nga praktika shqiptare na vjen një rast I shqyrtuar në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë ku paditësja padit punëdhënësin për largimin nga puna pa paralajmërim me shkrim dhe pa arsye.Pala e paditur ka ngritur pretendimin se mes tyre nuk ka pasur kontratë pune me shkrim dhe kjo mund te konsiderohej shumë mirë një kontratë porosie,komisioni ose agjensie,por jo kontratë pune.Gjykata e Lartë ka analizuar disa elemente si :1.menyrën e lidhjes së kontratës së punës të parashikuar nga neni 21/1 të Kodit të Punës, sipas të cilit, kontrata e punës mund të lidhet me gojë ose me shkrim, kriter ky që dëshmon se forma shkresore e kontratës së punës nuk përbën kusht sine qua non për ekzistencën dhe vlefshmërinë e një marrëdhënies se punes. Një konkluzion i tillë gjen mbështetje edhe në paragrafin 4 të nenit 21 të Kodit të Punës, ku parashikohet se mos-hartimi i kontratës me shkrim, nuk cënon vlefshmërinë e saj, por sjell vetëm përgjegjësinë e punëdhënësit, sipas nenit 202 pika 2 të po këtij Kodi. Në këto kushte, një kontratë pune quhet e lidhur, kur punëdhënësi pranon kryerjen nga ana e punëmarrësit të punës, për një kohë të caktuar ose të pacaktuar, në kuadrin e organizimit dhe nën urdhrat e tij, përkundrejt pagesës përkatëse, pa qenë nevoja e konkludimit të saj në formë shkresore. Ky fakt nënkupton që, për efekt provueshmërie, në mungesë të formës shkresore, një marrëdhënie pune mund të provohet nga pala që proceduralisht mbart barrën e provës, me anë të dokumentave të tjera provuese si rasti kur pala paditëse ka arritur të provojë se, ndërmjet saj dhe palës së paditur, ka patur një marrëdhënie pune, një dokument shkresor ku i është dhënë vërejtje në punën e kryer dhe i është mbajtur nga punëdhënësi një ndalesë prej 20% të pagës së saj mujore, për muajin shkurt të vitit 2011, prej 6000 lekësh, rrethanë kjo, që ka dëshmuar qartazi për ekzistencën e një marrëdhënieje pune mes palëve ndërgjyqëse.2.Kolegji Civil vlerëson se dhe pse marrëdhënia nuk ka qenë e përcaktuar qartësisht, ajo nuk përafron më tepër me një kontratë





agjencie në kuptim të neneve 950 e vijues të Kodit Civil.3.Kolegji Civil vlerëson se sa kohë që ka rezultuar e provuar se ndërmjet palëve ndërgjyqëse ka ekzistuar një marrëdhënie pune, e cila në mungesë të formës shkresore të saj, nuk ka patur të përcaktuar një afat konkret kohëzgjatjeje, kjo marrëdhënie pune do të konsiderohet si një kontratë me afat të pacaktuar. Në këto kushte, zgjidhja e kësaj marrëdhënieje pune, në mungesë të respektimit të afatit të njoftimit dhe procedurës së zgjidhjes, të parashikuara respektivisht në nenet 143 dhe 144 sjell të drejtën për dëshpërblim për shkak të mosnjoftimit dhe zgjidhjes së menjëhershme të kontratës së punës.

E drejta e punës është një fushë tepër dinamike dhe që pritet të ndryshojë vazhdimisht duke u përmirësuar kryesisht për t'I garantuar të drejtat e punëmarrësit sa më mirë.Rëndësia e ILO do të rritet me shumë gjasa dhe kjo do të çojë në një kuadër ligjor të mirëpërcaktuar dhe tepër të mirë për pjesëmarrësit në marrëdhënien e punës.




Referencat
Wikipedia
Kodi I Punës
ilo.org
Vendimi nr.2736,datë 20.11.2012 I Gjykatës së Apelit Tiranë
Vendimi nr.2848,datë 02.07.2015 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë





Lihat lebih banyak...

Comentários

Copyright © 2017 DADOSPDF Inc.