Tema Shteti

June 3, 2017 | Autor: Ertan Kadri | Categoria: State Theory
Share Embed


Descrição do Produto












Mentor:Zemri Elezi Punoj:Ertan Kadri



Përmbajtja
Përmbajtja.
Shteti
Elementet e shtetit.Shtetesia.Pushteti shtetror.LLojet e sundimeve shtetrore.
Ndarja e pushtetit shteteror.
Tipet e pushtetit legjitim sipas VEBERIT
Nocioni organ shteteror.Ndarja e organeve shteterore.
Organet individuale dhe kolegjiale.
Organet demokratike dhe burokratike.Shteti ligjor.


















1
Shteti
Shteti mund të kuptohet si nocion gjeografik, si pjesë e botës dhe si krijesë e shoqërisë, si bashkësi njerëzore, një organizim i mirëfilltë në aspektin funksional apo strukturor dhe në aspektin juridik, në bazë të së drejtës (normave juridike).
Shteti në kuptimin e organizatës shtetërore, aparatit shtetëror, paraqet njërën prej shumë organizatave në shoqëri, e cila prej organizatave të tjera dallohet me vëllimin e madh të punëve, natyrisht të ndërlikuara dhe me funksione të parapara sipas së drejtës. Andaj, si organizatë shoqërore është njëra prej më të rëndësishmeve në shoqëri.
Lidhur me faktin se a është më mirë ta përkufizojmë shtetin si organizatë shtetërore e cila ushtron aktivitet politik—shtetëror, apo si aparat shtetëror, në shkencën juridike kjo terminologji jep të kuptohet se ekziston dallimi ndërmjet këtyre dy nocioneve. Në të vërtetë, me organizatën shtetërore përfshihet një numër më i madh i njerëzve të cilët marrin pjesë në ushtrimin pushtetit shtetëror, tekefundit në cilësinë e zgjedhësve të cilët zgjedhin organet përfaqësuese dhe kështu bëjnë pjesë në këtë organizatë si anëtarë të saj. Ndërsa, nocioni aparat shtetëror — ka kuptim më të ngushtë sepse me këtë nënkuptojmë vetëm ata persona të cilët në mënyrë profesionale, si nëpunës shtetërore, apo personat të cilët në vazhdimësi ushtrojnë pushtetin shtetëror. Ky aparat është i organizuar në bazë të parimit të hierarkisë, subordinimit. Shteti i cili nuk e respekton dhe nuk zbaton parimin e hierarkisë nuk mund të ushtrojë funksionet kryesorë për të cilat edhe është krijuar dhe të cilat e bëjnë të dallohet prej organizatave të tjera në shoqëri. Kjo hierarki apo parim vlen për organizimin dhe funksionimin e pushtetit shtetëror. Organizata shtetërore apo shteti si organizatë dallohet edhe për shkak se ky aparat në vete ka të inkorporuar dhunën fizike e cila gjen zbatimin herë pas here — kur është e paraparë sipas së drejtës (normave juridike) dhe në këtë mënyrë ngrihet edhe mbi vetë shoqërinë.
Nga kjo konkludojmë se shteti është organizatë shoqërore e cila bazohet në dhunë. Nga natyra e organizimit të kësaj dhune si dhe zbatimit të saj, varet organizimi i shtetit, domethënë varet se çfarë karakteri do të ketë, do të jetë shtet demokratik apo shtet totalitar. Pra, nga mënyra e organizimit dhe funksionimit të kësaj organizate, shtetet dallojnë ndërmjet vete. Andaj, këto dallime do të vërehen më së miri kur të bëjmë fjalë lidhur me trajtat e shtetit.







2
Elementet e Shtetit
Populli-shoqëria e organizuar politikisht;
Teritori- hapsira e caktuar tokësore, ujore dhe ajror në të cilën është i organizuar politikisht populli;
Pushteti shtetëror - raportin midis shtetit (si urdhërdhënës) dhe sjelljes së njerëzve në të (si zbatues të urdhrave), prapa të cilit qëndron aparati i dhunës fizike-forca e detyrimit.
Shtetesia
Për tu vertetuar zyrtarisht qe nje individ është shtetas i nje shteti aji duhet te posedoj Shtetesi.
Me termin Shtetesi nenkuptojm lidhjen juridike të qytetarit me shtetin.
Shtetësia fitohet në 3 mënyra:
Fitimi i shtetësisë në bazë të vijës së gjakut (IUS SANGUNIS), - pra, personi fizik fiton shtetësinë të cilën e kanë paraardhësit e tij.
Fitimi i shtetësisë sipas lindjes në territorin e lindjes (IUS SOLI) - pavarësisht prej vijës së gjakut
Fitimi i shtetësisë sipas natyralizimit (IUS DOMICILI) - pra është fjala për personat fizikë të
cilët jetojnë në shtetin tjetër, jashtë vendit të lindjes.
LLojet e sundimeve shteterore.
MONARKIA- sundimi i një individi - monarku
TIRANIA- sundimi i dhushëm i individit – tirani (mizori)
ARISTOKRACIA- sundimi i pakicës
OLIGARKIA- sundimi i pakicës në mënyrë të dhunshme
DEMOKRACIA- sundimi i shumicës
OHLOKRACIA- sundimi i shumicës në mënyrë të dhunshme.












3


Ndarja e Pushtetit Shteteror

Pushteti shtetërorë përbëhet nga :
PUSHTETI LIGJDHËNËS
PUSHTETI EGZEKUTIV
PUSHTETI GJYQËSORË
Organ i pushtetit Ligjvenes është Kuvendi (Parlamenti)
Organe te pushtetit Ekzekutiv janë:Presidenti,Qeveria dhe keshilli i ministrave.
Organe te pushtetit Gjyqesor janë:gjykata themelore,gjykata e apelit,gjykata supreme,gjykata kushtetuese si dhe keshilli gjyqesor.

















4


Tipat e pushtetit legjitim sipas Veberit
Pushteti tradicional
Legjitimitetin e vet e mbështet në zakone të lashta dhe rregulla të pashkruara, të cilat për anëtarët e grupit janë "të shenjta". Tipi më i pastër i pushtetit tradicional është pushteti PATRIARKAL. Njerëzit nënshtrohen, duke iu nënshtruar zakoneve dhe traditës -në stilin- "gjithmonë ka qenë kështu". Shembull i pushtetit tradicional është pushteti i zotit të shtëpisë, pushteti i kryetarit të fisit, mbretërve dhe principatave mesjetare etj. Dëgjueshmëria e anëtarëve të grupit me pushtet tradiciona, buron nga cilësitë njerëzore të prijësit, që janë të kombinuara me respektin ndaj origjinës së tij. Përmbajtjen e urdhërave që vijnë nga prijësi, e përcaktojnë normat tradicionale, kështu që tejkalimi dhe mosrespektimi eventual i atyre normave, do të rrezikonte legjitimitetin e pushtetit të tij. Përveç normave të traditës, sjelljet e prijësit i kufizon edhe ajo që në rastin konkret e imponon ndjenjën e korrektësisë dhe drejtësisë në veprimin e tij.
Pushteti ligjor (legalo-racional)
Tipi më i pastër i këtij pushteti është pushteti BUROKRATIK. Grupi udhëheqës mund të jetë i zgjedhur ose i caktuar. Aparati përbëhet nga nëpunësit, të cilët i emëron organi më i lartë. Ata të cilët i nënshtrohen janë anëtarë të grupit, qytetarë, kolegë. Dëgjueshmëria qytetare nuk i kushtohet individit, i cili e uzurpon të drejtën që diçka të kërkojë, pos rregullave të caktuara, ligjit. Legjitimiteti i këtij tipi të pushtetit mbështetet në rregulla eksplicite dhe procedura racionale, të cilat i definon obligimet dhe të drejtat. Pra, këtu individi dhe grupi nuk i nënshtrohet personit, por ligjit. Aparatin udhëheqes te këtij tipi të pushtetit, Veberi e përshkruan si burokraci. Shumica e sistemeve politike bashkëkohore i përkasin këtij tipi të pushtetit.
Pushteti karizmatik
Ne pushtetin karizmatik kemi te bejme me besimin e dogmat te nenshtruesve i cili pushtetine mer nga karizma qe besohet se ka forca mbi natyrshme dhe egziston nje ndryshim i vetedijes se nenshtruesve te ketij sitemi te cilet e ndejne veten me e ulete dhe kan frige nga hynia apo shkopi magjik i liderit karizmatik kjo kryesisht kishte te bej me at kategori shoqrerore primitive e cila simbas teoris se Ogys Kontit socioulogu pozitivist francez, nuk kishir kaluar fazen fazen teologjike dhe as at pra kryesisht ka te baj me magjistar profet dhe njerzei qe mendohej qe kishin force mbinatyrore.








5
Nocioni Organ Shteteror
Në shkencën juridike janë të njohura dhe të ndara mendimet se çfarë paraqet nocioni i organit shtetëror. Bëhet pyetja se a përfshin vetëm nocionin e organit shtetëror, a përfshinë vetëm njësinë organizative, por jo edhe njerëzit, të cilët do të ushtrojnë funksione në emër të shtetit? Sipas kësaj, si organ shtetëror do të kuptojmë vetëm njësinë organizative. p. sh. gjykata si organ shtetëror, ndërsa gjykatësi — jo, por ai do të ishte vetëm person zyrtar dhe sipas kësaj do të kishim hierarkinë apo skemën strukturale kështu: shteti-organi shtetëror-personi zyrtar"
Personi fizik i cili vepron dhe punon në organet shtetërore është person zyrtar sipas autorizimeve, pra, vepron në bazë të kompetencës, ushtron veprimtarinë në emër dhe në llogari të shtetit. Të gjitha veprimtaritë e tjera i ushtron si çdo qytetar i rëndomtë.
Ndarja e Organeve Shtetrore
rrangimi i organe shtetërore — sipas hierarkisë, e që mund të jenë: 1. organet më të larta shtetërore, 2. organet e larta shtetërore dhe 3. organe e ulta shtetërore, ndërsa në literaturën tjetër, ndarja kryesore bëhet në organet e armatosura dhe ato civile dhe në organe qendrore dhe joqendrore sipas kompetencës territoriale, sipas raporteve ndërmjet tyre janë: organet e njëjta dhe të barabarta dhe organet e nënshtruara, sipas përbërjes mund të jenë: organe individuale dhe organe kolegjiale, sipas karakterit dhe mënyrës së ushtrimit mund të jenë: organe demokratike dhe organe burokratike, ndërsa sipas fushëveprimit ato janë: 1. organe ligjdhënëse, 2. organe administrative dhe 3. organe gjyqësore.
I. Organet më të larta shtetërore - organet e këtilla zakonisht janë organe shtetërore të cilat janë më të larta dhe ushtrojnë pushtetin në tërë territorin shtetëror. Varësisht prej përbërjes shtetërore — shtet është i thjeshtë apo shtet i përbërë. Nëse shteti është me strukturë të përbërë atëherë çdo njësi federale i ka edhe organet e veta më të larta, por në vijën vertikale ka edhe organin më të lartë që gëzon autoritet në tërë hapësirën shtetërore.
2. Organet e larta shtetërore - zakonisht janë organe të larta shtetërore te cilat ne fushëveprimin e vet duken si organe ndihmëse të organeve më të larta, pra, janë organe të cilat në vije funksionale janë shumë të afërta me organin apo organet më të larta shtetërore.
3. Organet e ulëta shtetërore - organet e këtilla shtetërore janë ato organe të cilat kanë pozitën më të ulët në hierarkinë shtetërore. Këto organe kryesisht janë të varura prej organeve të larta shtetërore.



6

Organet individuale (inokose) dhe organet kolegjiale (trupore)
- Organet individuale shtetërore janë ato organe në të cilat vendos në mënyrë të autorizuar individi, si person zyrtar i shkallës më të ulët. Pra, personi zyrtar sipas autorizimeve ligjore merr vendim meritor lidhur me një çështje, por edhe bart përgjegjësinë.
Organe kolegjiale shtetërore janë ato organe të cilat vendimet e veta i marrin në mënyrë kolegjiale, pra, në trup. Ky vendim merret nga grupi dhe natyrisht të gjithë e bartin edhe përgjegjësinë e perbashket.
ORGANET E ARMATOSURA DHE ORGANET CIVILE
Nga vetë emërtimi i tyre mund të pohojmë se organet e armatosura janë ato të cilat kanë mjetet e dhunës fizike dhe të këtilla janë: ushtria dhe policia.
Ndërsa me organe civile kuptojmë të gjitha organet shtetërore të cilat nuk kanë mjete të dhunës fizike, me përjashtim të disa organeve administrative.
Organet e armatosura në situata konfliktuoze - luftë - janë organe edhe vendimmarrëse. Në kohë paqeje, janë vetëm organe ekzekutive dhe duhet të jenë nën udhëheqjen e organeve civile - organeve më të larta me karakterin demokratik të cilat njëherazi janë edhe organe supreme.
Kryetari apo shefi i shtetit njëherësh është edhe komandant suprem i forcave të armatosura, sipas shumë kushtetutave demokratike.
Organet civile apo qytetare mund të jenë ligjdhënëse. administrative (ato të cilat nuk janë të armatosura) dhe organet gjyqësore. Natyrisht, ekziston edhe ndarja shumë e përhapur e këtyre organeve: në organe demokratike dhe në organe burokratike. Për ndarjen e parë të organeve civile do të bëhet fjalë kur të shpjegojmë kapitullin lidhur me trajtat e shtetit, domethënë, trajtën e pushtetit shtetëror të ushtruar sipas parimeve përkatëse.
















7
ORGANET DEMOKRATIKE DHE ATO BUROKRATIKE
Me organe shtetërore demokratike nënkuptojmë të gjitha ato organe shtetërore të cilat vijnë në pushtet me anën e zgjedhjeve. domethënë, ato organe të cilat i zgjedh populli.
Organet të cilat në pushtet vijnë jo nëpërmjet procesit zgjedhor, janë organe të cilat vijnë në pushtet me anën e dhunës fizike duke imponuar pushtetin faktik, apo duke u emëruar nga ndonjë subjekt i lartë shtetëror, këto quhen organe burokratike
SHTETI LIGJOR
Shteti ligjor, ose shteti i së drejtës në kuptimin e sotëm, konsiderohet arritje e kohës së re. Shteti ligjor nënkupton organizatën shtetërore shtrirja e pushtetit shtetëror dhe funksionimi i së cilës janë të caktuara skajshmërisht me norma juridike.
Nocioni shtetit ligjor ka shumë të ngjarë dhe përputhet me mendimet e H. Kelzenit, i cili shprehet: "çdo veprim i pushtetit shtetëror duhet të jetë paraprakisht i rregulluar me të drejtën ( norma juridike ). Kjo nënkupton se të gjitha raportet në vetë organizatën shtetërore duhet të rregullohen me anën e së drejtës, si edhe raportet shtet - qytetar.









8






Lihat lebih banyak...

Comentários

Copyright © 2017 DADOSPDF Inc.